11 October 2024
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, z.Jeton Mehmeti, ka marr pjesë në konferencën rajonale me temë "Një agjendë digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor", të mbajtur në Tiranë, dhe organizuar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, AMA dhe TikTok Europe.
Në fjalën e tij Kryetari Mehmeti foli për përkushtimin e KPM-së për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme mediale përmes akteve nënligjore, krijimit të bashkëpunimit me organizatat joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve si dhe përmes fushatave dhe aktiviteteve edukuese. Ai shtoi se KPM është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimi edhe me platformat për shpërndarjen e videove me qëllim të parandalimit të përmbajtjeve të cilat cënojnë shëndetit moral, mendor dhe fizik të fëmijëve.
Në kuadër të punëtorisë mbi sigurinë digjitale të fëmijëve nga KPM kanë marr pjesë Gentiana Çavdarbasha, Besim Rexhepi dhe Luljeta Islamaj.
Në fund të takimit krerët e autoriteteve rregullative nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë mbajtur një takim me qëllim të ndarjes së praktikave për mbrojtjen e fëmijëve, përfshi edhe bashkëpunimin me platformën digjitale TikTok.