Të licencuarit
3725 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM mori pjesë në takimin e EPRA-së

25 October 2024

 

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave z. Jeton Mehmeti po merr pjesë në takimin e Platformës Evropiane të Rregullatoreve të Mediave (EPRA) që po mbahet në Limassol të Qipros. Takimi i EPRA-së ka nisur me prezantimin e Kryetarit Mehmeti, i cili foli për kompetencat, obligimet dhe juridiksionin e KPM-së sipas Ligjit të ri për KPM-në.

"Harmonizimi i ligjeve të Kosovës me direktivat evropiane, përfshirë legjislacionin për media, është duke ndodhur. Për dallim nga shumë ligje tjera, Ligji për KPM-në ka ngjallur reagime të shumta nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfshi Këshillin e Evropës, OSBE-në, Avokatin e Popullit dhe Asociacionin e Gazetarëve. Ky interesim për të kontribuar në përmbajtjen e tij dëshmon se liria e shprehjes dhe e mediave në Kosovë vlerësohet dhe diskutohet gjerësisht".

Takimi i 60-të i EPRA-së po mbahet nën organizimin e rregullatorit të mediave të Qipros (CRTA) dhe ka në fokus ndikimin e Intelligences Artificiale në punën e rregullatore të mediave.

Nga KPM pjesëmarrës janë edhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z.Niman Racaj dhe Drejtori i Departamentit të Monitorimit dhe Analizës z.Mirand Tafarshiku.

E themeluar në vitin 1995, EPRA ka 55 anëtarë nga 47 shtete të ndryshme të Evropës. KPM është anëtar me të drejta të plota.