Të licencuarit
3728 - Lajmi_i_plot | KPM

KPM organizoi punëtori me mediat për mbulimin e fushatës zgjedhore

17 November 2024

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbështetje të National Democratic Institute (NDI), organizoi punëtori dy-ditore në lidhje me obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore. Në punëtori morën pjesë përfaqësues të mediave të licencuara, përfaqësues nga AMPEK dhe NDI si dhe ekspert ligjor nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të cilët e kanë përkrahur KPM-në në hartimin e rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Në fjalën hyrëse Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti tha se obligimet që dalin nga Ligji për zgjedhjet po përpiqemi t'i specifikojm në një rregullore të re në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me vet mediat. Ai i njoftoi të pranishmit se draft-rregullorja e KPM-së tashmë ka dalë në konsultim publik dhe palët mund të ofrojnë komentet e tyre deri më 2 dhjetor.

Në këtë punëtori të pranishëm ishin edhe Nënkryetari i KPM-së z. Fatih Basha, anëtarët z. Besnik Berisha, z. Fitim Veliu dhe U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv z. Niman Racaj.