18 November 2024
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me 18 nëntor 2024, ka pritur një grup studentësh të drejtësisë nga Fakultetit Juridik, në kuadër të një vizite studimore të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD). Studentët i priti në takim Kryetari i KPM-së z. Jeton Mehmeti dhe U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv z.Niman Racaj.
Në fjalën hyrëse, Kryetari z.Mehmeti ka prezantuar një përmbledhje e shkurtër rreth KPM-së si rregullator i mediave, organizmit, mandatit dhe kompetencave ligjore. Roli i KPM-së, procedurat e licencimit të mediave dhe operatorëve e shpërndarjes, monitorimin e të licencuarve lidhur me zbatimin e obligimeve ligjore nga legjislacioni i KPM-së.
Takimi ka vazhduar me sesionin e pyetje përgjigjeve për çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e të licencuarve, procedurat dhe kriteret e licencimit të mediave, monitorimin e përmbajtjeve programore nga ana e KPM-së në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve të KPM-së.
Interesim të veçantë nga ana e studentëve kishte për procesin e licencimit të mediave, procedura e vendimmarrjes në rastet ligjore, respektimi nga ana e mediave i Kodit të Etikës, mënyrat e inicimit dhe trajtimi i ankesave. Pastaj u diskutua edhe inicimi i rasteve ex officio sipas gjetjeve nga monitorim i mediave, llojet më të shpeshta të ankesave që palët dhe publiku i drejtojnë KPM-së, skemat programore aktuale që po transmetohen, përfshirë përmbajtjet “reality show”.
Kjo vizitë ishte si vazhdimësi e takimeve tjera dhe bashkëpunimit të KPM-së me institucionet, organizatat dhe studentët, në funksion të promovimit të standardeve etike të gazetarisë, rritjes së cilësisë së raportimit në media, mbrojtjes së interesit të publikut dhe edukimit medial.