Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

ZYRA EKZEKUTIVE

KPM








Në kuadër të Komisionit të Pavarur të Mediave funksionon Zyra Ekzekutive si organ i dytë i këtij institucioni të pavarur. Zyra Ekzekutive udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutive i cili ndihmon Komisionin e KPM-së në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive sipas Ligji Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në bazë të Ligjit  Nr. 04/L-44 Kryeshefja Ekzekutive 

  • menaxhon me nëpunësit civilë të KPM-së,
  • me financat dhe me burimet tjera të financimit,
  • ofron këshilla për politikat e KPM-së,
  • siguron zbatimin e vendimeve, politikave dhe masave tjera të KPM-së në mënyrë efektive si dhe
  • bënë koordinimin e punëve me institucionet tjera.

Në kuadër të Zyrës Ekzekutive të KPM-së funksionojnë këto Departamente

DEPARTAMENTI LIGJOR

Departamenti Ligjor këshillon KPM-në për përgatitjen e infrastrukturës ligjore si dhe në të gjitha çështjet ligjore që kanë të bëjnë me licencimin, ankesat prej publikut dhe përgatitjen e rregullave dhe udhëzimeve të reja për subjektet transmetuese. Departamenti Ligjor përgatit rastet sanksionuese dhe këshillon KPM-në në të gjitha seancat ligjore.
Departamenti Ligjor gjithashtu shërben si këshillëdhënës i përgjithshëm i KPM-së, në këshillimet administrative si dhe në çështjet rregullative.

DEPARTAMENTI I LICENCIMIT

Departamenti i Licencimit është përgjegjës në udhëheqjen e konkurseve të licencimit lidhur me licenca të reja transmetimi në territorin e Kosovës. Departamenti punon ngushtë me të gjitha subjektet transmetuese ekzistuese në çështjet që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë me Kushtet dhe Termet e Përgjithshme të Licencës së tyre. Në bashkëpunim me departamentet tjera të KPM-së, Departamenti i Licencimit udhëzon të gjitha subjektet transmetuese për të zgjidhur problemet e interferencave në mes tyre dhe bënë shqyrtimin e të gjitha kërkesave të subjekteve transmetuese që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme të licencës së tyre.

DEPARTAMENTI I MONITORIMIT DHE ANALIZËS

Departamenti i Monitorimit dhe Analizës monitoron mediat elektronike dhe periodikisht viziton subjektet transmetuese për të siguruar pajtueshmërinë me rregulloret e KPM-së dhe për të ndihmuar KPM-në që më mirë të kuptoj problemet dhe shqetësimet e subjekteve transmetuese. Monitoruesit e KPM-së pranojnë ankesa prej publikut dhe i shqyrtojnë ato në konsultim me Departamentin Ligjor, Teknik dhe të Licencimit në mënyrë që të këshillojnë Shefin Ekzekutiv për çfarëdo veprimi rregullativ që mund të kërkohet dhe gjithashtu mund të inicojë ankesë të vet ex-officio.

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT FREKUENCOR

Departamenti i Menaxhimit Frekuencor (DMF) cakton parametrat e transmetimit për secilin subjekt transmetues, përfshirë frekuencat, fuqinë e sinjalit dhe lokacionin e antenës.
Duke përdorur programe planifikuese të sofistikuara të frekuencave, departamenti i Menaxhimit Frekuencor harton hapësirën e mbulimit të secilit subjekt transmetues në një hartë shumë të saktë topografike të Kosovës për të siguruar që secili radio stacion apo televizion mund të mbulojë hapësirën e vet të licencuar pa i penguar subjektet tjera transmetuese. DMF-ja po ashtu kryen veprime monitoruese në terren për të verifikuar pajtueshmërinë e subjekteve transmetuese me kushtet teknike të licencave të tyre dhe mbikëqyrë zgjidhjen e çështjeve të interferencave të frekuencave të transmetimit në mes të transmetuesve.

DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS

Departamenti i Administratës është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare, të personelit, logjistikës dhe prokurimit në KPM, përfshirë menaxhimin e buxhetit të saj.

 

 

 

 

 

 


 
© KPM 2000-2010 - Të gjitha të drejtat e rezervuara
Rreth WebfaqesRSS Feed