Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPPUBLIKIMETDokumentetKontakti

NDAHET NGA JETA ANËTARJA E BORDIT TË ANKESAVE DUA DAUTI- KADRIU

07.07.2017 -

Më 6 korrik 2017, papritur në moshë shumë të re ka ndërruar jetë znj. Dua Dauti- Kadriu, Anëtare e Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur  të Mediave (KPM).

znj. Dauti-Kadriu u lind në Prizren më 26 prill 1981. Ishte Juriste dhe Psikologe shumë e zonja.  

27 shkurt 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës e emëroi atë në pozitën e anëtares së Bordit të Ankesa në KPM.

Me vdekjen e saj, KPM ka humbur një bashkëpunëtore të palodhshme dhe njëkohësisht shumë profesionale e cila kontribuoi shumë për aq kohe sa ishte anëtare e BA.

Anëtarët e Bordit të Ankesave dhe personeli i Zyrës Ekzekutive ndihen të nderuar që punuan me znj. Kadriu dhe çmojnë lartë kontributin e saj.

KPM i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që patën fatin të punojnë me të.

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa