Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KPM PUBLIKON DY RAPORTE TË MONITORIMIT TË MEDIAVE

Publikimet27.11.2018 -

Në vijim të zbatimit të përgjegjësive dhe detyrave ligjore, në kuadër të monitorimit të mediave për pajtueshmërinë e tyre me legjislacionin në fuqi, Komisioni i Pavarur i Mediave prezanton raportet e  monitorimit të  OSHMA-ve lidhur me:

-     Mbrojtja e Fëmijëve dhe të Miturve në Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audiovizuele dhe

-          Pajtueshmëria e përmbajtjeve programore të OSHMA-ve me Pjesën 3 të licencës së KPM-së

Raporti i parë prezanton të gjeturat nga monitorimi i performancës së OSHMA-ve në lidhje me zbatmin e legjislacionit të KPM-së për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audiovizuele.

Qëllimi i monitorimit të përmbajtjes programore të OSHMA-ve ishte vlerësimi i pajtueshmërisë së tyre me aktet nënligjore të KPM-së që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet programore si një ndër kategoritë më të rëndësishme dhe gjithashtu më të ndieshme të publikut.

Raporti gjithashtu synon të ofrojë të dhëna lidhur me respektimin e rregullave të KPM-së nga Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audioviuale në drejtim të mbrojtes së të miturëve dhe fëmijëve nga përmbajtjet që mund të jenë të papërshtatshme ose potencialisht të dëmshme për zhvillimin e tyre ose mirëqenien e përgjithshme të tyre.

Ky raport përfshin monitorimin e OSHMA-ve me transmetim tokësor dhe OSHMA-ve me karakter gjeneralistik që operojnë përmes operatorëve të shpërndarjes për të vlerësuar pajtueshëmrinë e tyre me aktet nënligjore të KPM-së, kryesisht pajtueshmërinë me Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio-Vizuele. Raporti përfshinë njëzetë e shtatë (27) OSHMA për periudhen kohore korrik - shtator të vitit 2018.

Të dhënat e dala nga ky raport tregojnë se OSHMA-të në përgjithësi i kushtojnë rëndësi respektimit të obligimeve të dala nga Rregullorja KPM-2013/01, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga përmbajtjet e dëmshme programore, me përjashtim të disa OSHMA që janë gjetur të kenë dështuar, sa i përket mënyrës së kategorizimit të programeve të caktura, kohën e transmetimit të tyre si dhe përdorimin e shenjave përkatëse për kategori të caktuara programore.

Si përfundim nga ky raport,  KPM kërkon nga të gjitha  OSHMA-të që të respektojnë me përpikmëri rregullat e përcaktuara me legjislacion për mbrojtjen e të miturve dhe fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme programore.

Raporti i dytë prezanton të gjeturat nga monitorimi i performancës së OSHMA-ve në lidhje me zbatmin e obligimeve të marra nga OSHMA-të lidhur  me Pjesën 3 të licencës së KPM-së, respektivisht pjesën progamore.

Pra qëllimi i këtij monitorimi të përmbajtjes programore të OSHMA-ve është vlerësimi i pajtueshmërisë së tyre me obligimet ligjore të OSHMA-ve sa i përket respektimit të skemës progarmore sipas të cilës edhe janë licencuar.

Sipas Rregullores KPM-2017/02  për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale përveç tjerash, janë të përkufizuara edhe kriteret programore që parashihen me nenin 6 të Rregullores, përfshirë pajtueshmërinë e skemës programore javore. Si pjesë përbërëse e Licencës së KPM-së është edhe Pjesa 3 e Licencës që ka të bëjë me formatin e programit javor të të licencuarve. Raporti përfshinë njëzetë e pesë (25) OSHMA për periudhën monitoruese kohore janar-qershor 2018.

Sipas mbulimit raporti ka përcaktuar disa kategori gjatë monitorimit: OSHMA me mbulim tokësor nacional, OSHMA me mbulim lokal, në këto regjione: Pejë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë si edhe  OSHMA që transmetojnë përmes operatorëve të shpërndarjes.

Të dhënat e dala nga ky raport tregojnë se në përgjithësi ka ndryshime të konsiderueshme të të dhënave të deklaruara në raport me të gjeturat nga monitorimi, por në shumicën e rasteve nuk është tejkaluar përqindja (1/4 e kategorisë) e lejuar në Pjesën 3 të Licencës. OSHMA-të në përgjithësi kanë sasi të vogël të programit për fëmijë, përkundër se me këto përqindje edhe janë të licencuara. Po ashtu, është vërejtur se shumica e programeve për fëmijë përbëhet nga muzika për fëmijë dhe filma të huaj vizatimor dhe mungojnë programe edukative/arsimore për fëmijë. Nga të gjitha kategoritë, programi sportiv përbën pothuaj pjesën më të vogël së sasisë së programit javor të OSHMA-ve.

Rezultatet e nxjerra nga ky raport i monitorimit si dhe kërkesat e të licencuarve gjatë takimeve regjionale që KPM ka pas me ta, do të pasqyrohen në ndryshimin e Pjesës 3 të licencës pasi OSHMA-të të përfitësojnë të dhënat për programet që transmetojnë.  

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE