Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

NJOFTIM NGA MBLEDHJA E KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE

KPM26.02.2019 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 22 shkurt 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2019. 

Pas miratimit të agjendës, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Në vazhdim të  mbledhjes KPM ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për ripërtritje të licencës për këto raste:

·        POSITIVE GOLD – Kërkesë për ndryshimin e pronarit si person fizik të OSHMA-ve: Positiv Gold TV, Suite TV dhe Travelingo TV;

·        KLAN KOSOVA – Kërkesë për ripërtëritjen e licencës së OSHMA;

·        PROGRES – Kërkesë për ripërtëritjen e licencës së OSH;

Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, Komisioni i miratoi kërkesën për për ndryshimin e pronarit si person fizik të OSHMA,  dhe dy kërkesat për ripërtëritje të licencës të OSHMA dhe për Operator  të Shpërndarjes.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE