Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

GRUPI PUNUES PËR ÇËSHTJE TEKNIKE MBAJTI MBLEDHJEN E PARË

GPT 4 prill 201904.04.2019 -

Sot më 4 prill 2019, në  selinë e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM),  u mbajt takimi konstituiv i Grupit Punues për Çështje Teknike.

Në bazë të vendimit të KPM-së të mbledhjes së mbajtur me 21 mars 2019, është krijuar Grupi Punues për Çështje Teknike.  Qëllimi i formimit të këtij Grupi Punues është që të shtyhet përpara  procesi i punës së digjitalizimit të transmetimeve tokësore radiodifuzive.

Grupi Punues për Çështje Teknike në bazë të vendimit të KPM-së, do të jetë përgjegjës për përgatitjen e një projekti të përbashkët për Digjitalizim e Transmetimit Tokësor Radiodifuziv në Republikën e Kosovës, si një prej objektivave kryesore të KPM-së për vitin 2019..

Ky Grup Punues përbëhet prej KPM, RTK, KTV, TV21, AMPEK (mediat regjionale) KTTN, ARKEP dhe MZHE. Ky Grup Punues kryesohet nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Grupi Punues për Çështje Teknike në bazë të Termave të Referencës, është i obliguar të përpilojë një raport final në lidhje më të gjeturat e tyre dhe të njëjtin ta përcjell për trajtim të mëtutjeshëm në Komisionin e KPM-së

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE


Kthehu mbrapa