Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE MBAJTI MBLEDHJEN E RREGULLT

Mbledhja e 7 KPM - 17 qershor 201918.06.2019 -

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) më 17 qershor 2019 nën udhëheqjen e Kryetarit të KPM-së z.Muja FERATI,  ka mbajtur  mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2019.

Fillimisht Komisioni miratoi  agjendën e mbledhjes dhe pastaj procesverbalin nga mbledhja e fundit.

Në vazhdim të  mbledhjes Komisioni i KPM-së ka trajtuar edhe disa kërkesa në rastet e licencimit, respektivisht kërkesa për licencimin e OSHMA me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes, për ripërtritje të licencës, për ndryshim të pronësisë dhe skemës programore, për ndërprerje të licencës, për ndryshimin e skemës programore si dhe për refuzimin e kërkesës për transferimin e licencës.

Rastet e licencimit janë të renditura si më poshtë:

·        Tv Malisheva – rekomandim për licencimin e oshma me transmetim përmes operatorit të shpërndarjes

·        Radio Zeri i Pozheranit – rekomandim për ndërprerje të licencës;

·        Zico Tv – rekomandim për ndryshimin e skemës programore;

·        Etv – rekomandim për ripërtëritje të licencës;

·        Swiss Plus 1 – rekomandim për licencimin e operatorit të shpërndarjes;

·        Radio Aktiv – rekomandim për ndryshimin e pronësisë dhe skemës programore;

·        Radio Llapi  – rekomandim për refuzimin e kërkesës për transferimin e licencës;

Në relacion me monitorimin e mediave gjatë fushatës së zgjedhjeve, Komisioni ka shqyrtuar edhe Raportin e Monitorimit të OSHMA-ve gjatë fushatës zgjedhore  gjatë fushatës për procesin e rivotimit në komunat e  Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok, Zvecan dhe Leposavic. Është vlerësuar që mediat që e kanë mbuluar këtë fushatë kanë vepruar në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi.

Në vazhdim të mbledhjes Komisioni ka shqyrtuar edhe një shkresë publike nga Oda Ekonomike e Kosovës në lidhje me Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele në KPM-2016/1. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Komisioni gjen si të bazuar kërkesën e Odës Ekonomike të Kosovës përmes të cilës e ve në pah pozitën e pabarabartë dhe diskriminuese të ofruesve të shërbimeve mediale audiovizuale në raport me operatoret e shpërndarjes. Komisioni vendosi që Ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuale të cilët nuk transmetojnë përmes rrjetit tokësorë lirohen nga lista e bartjes së obligueshme. Ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuale me transmetim tokësorë (me frekuencë) mbesin pjesë e bartjes se obligueshme. Ky Vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të KPM-së për këtë çështje.

Komisioni ka shqyrtuar edhe një shkresë publike nga përfaqësuesit e shoqërisë civile të romëve kosovarë, gazetarë, studentë dhe intelektualë mbi sulmet e fundit ndaj pjesëtares së komunitetit rom në Kosovë.

KPM është duke i përcjell me seriozitet zhvillimet e fundit lidhur me raportimet e mediave për sulmet ndaj pjesëtares së komunitetit rom në Kosovë. Janë kryer monitorimet e mediave për këto raportime dhe në rast të gjetjes së shkeljeve eventuale, KPM do të ndërmarrë masat ligjore konform legjislacionit në fuqi,me  qëllim që të sigurojë pajtueshmëri të plotë me Ligjin dhe aktet nënligjore të KPM-së.

 

KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE