Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

FTESË PËR REGJISTRIM TË OPERATORËVE AKTIV KABLLOR

06.08.2007 -

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), duke vepruar në bazë të Nenit 2.5 dhe Nenit 11 të Ligjit për KPM-në, Nr. 02/L-15, më datë 06 korrik 2007 ka lëshuar
Rregulloren e Distribuimit Kabllor të Programeve Radio Televizive në Kosovë.

Në bazë të Nenit 5 të rregullores së përmendur më lartë,  operatorët aktivë kabllorë duhet të regjistrohen jo më vonë se një muaj pas miratimit të rregullores nga ana e Këshillit të KPM-së, ashtu siç parashihet me procedurën për regjistrim në nenet 5.1 dhe 5.2 të kësaj rregulloreje.

Gjithashtu operatorët aktiv kabllor duhet të aplikojnë  për licencë jo më vonë se tre muaj nga data e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje.

Në pajtim me Nenin 20.5 të Ligjit të KPM-së, kushdo që operon pa leje transmetuese valide i konfiskohet aparatura përkatëse për transmetim.

Duke marr parasysh se brenda afatit të përcaktuar për regjistrim kemi pranuar vetëm një aplikacion për regjistrim, Zyra e Shefit Ekzekutiv të KPM-së zgjatë afatin për regjistrim deri më 21 gusht 2007. Me këtë rast ftojmë operatorët aktiv kabllorë që të regjistrohen brenda këtij afati në mënyrë që aplikuesi të aplikojë për licencë për ta vënë në funksion ligjërisht veprimtarinë e tyre.

Regjistrimi duhet të bëhet në Zyrën e Komisionit të Pavarur për Media, rruga Gazmend Zajmi #1, Prishtinë. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni zyrtarët në Divizionin e  Licencimit në numrat e telefonit 038 245 031/032/033 ose përmes e-mail: info@imc-ko.org.

 


Kthehu mbrapa