Lidhje direkteGaleriaHarta e faqes |   ShqipSrpskiEnglish
BallinaPËR KPM-nëLEGJISLACIONILICENCIMIDIGJITALIZIMIANKESAT/QDPDokumentetKontaktiPUBLIKIMET

KËSHILLI I KPM-së PËRFUNDOI TAKIMIN E NJËMBËDHJETË

09.11.2007 -

Këshilli i Komisionit të Pavarur për Media sot mbajti takimin e njëmbëdhjetë. Fillimisht, Këshilli emëroi unanimisht Zëvendës Kryesuesin e Këshillit të KPM-së. Këshilli vendosi që të zgjedh Kryesuesin e Këshillit posa të bëhet zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit nga Kuvendi i Kosovës për të plotësuar dy pozita të cilat kanë mbetur të lira që nga muaji gusht 2007.
Këshilli u pajtua me rekomandimin e Zyrës se Shefit Ekzekutiv të sanksionojë Radio Hajatin me 1500 Euro dhe të suspendojë licencën e Radio Zëri i Sharrit për tre muaj.
Këshilli vendosi që rekomandimin e zyrës se Shefit Ekzekutiv për hapjen e tenderit për TV stacion lokal në Mitrovicë ta shqyrtoj në takimin e radhës.
Vendimet e Këshillit të KPM-së lidhur me:

  • Ankesën Nr.2007/07-Këshilli i Bashkësisë Islame Pejë v Radio Hayat
  • Ankesën Nr.2007/14-KPM v Radio Zëri i Sharrit
  • Ankesën Nr.2007/15-Gradanska Inicijativa Zajedno Pejë v Radio Hayat


Kthehu mbrapa